• |
ide | kryesore

Joleza Koka: “Di 5 gjuhë të huaja, me mesataren 10”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Fjalimi në anëtarësimet e reja të të rinjve në Ps, mjaftoi që fama e kryetares së FRESSH të përhapet jo vetëm në mediat sociale. E ftuar këtë të premte në “Pasdite në TCH”, Joleza Koka është munduar të shpjegojë sërish atë që sipas saj u keqkuptua. Përballë opinionistëve skeptikë të ftuar, 25-vjeçarja tregoi se nuk ishte rastësisht në krye të forumit rinor të socialistëve. Pavarësisht dyshimeve që u hodhën në studio se të rinjtë përfitojnë nga forumet për t’u katapultuar në politikë, Joleza rrëfeu të kundërtën, se meritokracia ka vendosur për fatin e saj. Ashtu si në kohën kur punonte tek Ministria e Mirëqenies, kur ajo drejtohej nga Erion Veliaj. 5 gjuhët e huaja që Joleza tha se zotron dhe mesatarja 10, kishin vendosur angazhimin e saj në Ministri. Por nga ana tjetër, Joleza pranoi se fjalimi “hit” i dha vizibilitet tek njerëzit që të njohin kush është kryetarja e FRESSH.