• |
ide | kryesore

Thagma e revistës Anabel: Kim Kardashian kopjon Enca Haxhian

Arkiva, Paparazzi
enca kim.jpg


Portalet online në vend, dita-ditës po vërtetojnë se për dy arsye; të kapin sa më shumë klikime, si edhe t’u bëjnë P.R (piar-in) personazheve, janë të gatshëm të këpusin mufka nga më të padëgjuarat. Rasti më i fundit është një krahasim qesharak i revistës Anabel, e cila vuri përballë mbretëreshës së showbiz-it botëror, këngëtaren Enca Haxhia.

Shfaqja e sex simbolit amerikan Kim Kardashian mbrëmjen e së enjtes në New York, me gjoksin jashtë e me peliçen e bardhë, sipas Anabel, është frymëzuar nga Enca Haxhia. 20-vjeçarja shqiptare e cila po ashtu si Kim, duket me paruke të bardhë në kokë, e me pellushin e hapur, për Anabel, besohet se u kopjua nga Kardashian, e cila njihet si ikona e stilit dhe paraqitjeve provokuese. Për të bërë më të besueshëm lajmin, portali që trumpeton se shqiptarët i referohen për modën, thotë se grimieri i Kim Kardashian ndjek në Instagram Encën, duke lënë të kuptohet se Mario Dedivanovic, përveç kujdesit për make-up-in e Kim, i lejon vetes të japë sugjerime edhe mbi veshjen e klientes VIP. Por, revistës Anabel duket se i ka shpëtuar një detaj që fare lehtë do t’i jepte fund dyshimeve për kopje apo “stalking”-un e pretenduar, të Kimit ndaj Encës.

Është pikërisht bashkëshorti i Kim, Kanye West i cili në prezantimin e linjës së tij të re për Adidas, “Yeezy”, dizenjoi gjithashtu çdo gjë që familja Kardashian veshi. E nëse fustanin e prodhoi Balmain, pallton e krijuar nga Kanye për Kim, e realizoi Katie Eary. Pra me rregull tresh, nuk është Kim ajo që kopjoi, por Kanye “tradhëtoi” bashkëshorten me Encën.