• |
ide | kryesore

Vuçiç: Protesta e 17 shkurtit në Prishtinë, ndoshta më e madhja deri më tani

I pakategorizuar
vu-ccedil-iq-protesta-e-17-shkurtit-n-euml-prishtin-euml-ndoshta-m-euml-e-madhja-deri-m-euml-tani_hd.jpg


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shpreson që kriza politike në Kosovë të kalojë sa më shpejtë, për t’i dhënë hapësirë zbatimit të marrëveshjeve të arritura së fundi në Bruksel.

Në një konferencë për media, të mbajtur në Beograd, pas takimit me senatorin amerikan, Bob Croker, ai ka thënë se në Prishtinë, më 17 shkurt do të mbahet një demonstratë, ndoshta më masivja deri më tani.

“Më 17 shkurt do të mbahen demonstrata, ndoshta më të mëdhatë të mbajtura deri më tani në Kosovë. Por normalisht, unë nuk i gëzohem problemeve që  kanë në Prishtinë”, ka thënë Vuçic, transmeton lajmi.net, duke shtuar se pala kosovare duhet sa më shpejtë t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në gusht të vitit të kaluar në Bruksel, siç është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Ai mes tjerave tha se Serbia, deri më tani, i ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj, ndërsa tani pritet, siç ka thënë, këtë ta bëjë edhe qeverisja në Kosovë.

Kryeministri serb ka vlerësuar se në periudhën e ardhshme do të jetë shumë e vështirë të mbahet stabiliteti në rajon, por ka thënë se një gjë e tillë është mëse e nevojshme për të gjitha shtetet e Ballkanit.