• |
ide | kryesore

Albin Kurti ndahet nga gruaja e tij norvegjeze

Arkiva, Paparazzi
albini1.jpg


Emisioni i njohur i showbizit, Prive i Klan Kosovës ka dhënë lajmin se lideri i dikurshëm i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dhënë fund martesës së kurorëzuar në vitin 2014 me një norvegjeze. 
"Kur pati kurorëzuar dashurinë e tij Albin Kurti kishte ngjallur shumë debat në opinion. Për javë të tëra zhvillimet në vend u eklipsuan dhe martesa e tij me norvegjezen Rita Augestad Knudesen ishte në plan të parë të diskutimeve.
Fakti se një lider politik që trumbetoi me vite idetë me prirje etnocentrike zgjodhi një norvegjeze për grua nuk kaloi lehtë.
Opinioni e ‘kryqëzoi’ Albinin që bënte thirrje për konsumim të produkteve vendore e që paralelisht në trungun familjar tashmë kishte ‘gjakun e huaj’. Por, nga tani e tutje, deputeti i Kuvendit të Kosovës mund të ndihet ‘i liruar’ nga kjo barrë që ishte përdorur edhe si instrument kundër tij nga rivalë politikë e nga e cila ishte shfajësuar nën pretekstin se individi nuk është mall.
Prive nga burime shumë të sigurta merr vesh që Albini dhe Rita i kanë dhënë fund martesës së tyre para disa javëve dhe kërkesën për divorc tashmë e kanë deponuar në gjykatë.
Nuk dihen shkaqet e ndarjes që vjen në një periudhë kur në rrafshin profesional, Kurti me akterët e tjerë opozitarë i kanë hyrë betejës ndoshta më të madhe në karrierë për kundërshtimin e fuqishëm të dy marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel e Vjenë.
Çifti që ishte në lidhje për vite të tëra, ka edhe një vajzë me emrin Lea". /Prive.al/