• |
ide | kryesore

Aurela Gaçe rrëfen bullizmin: “Brutalët, më shanin drejtëpërdrejtë në rrugë”

Arkiva, Paparazzi
lela gace.JPG


Jemi mësuar me postimet e gjata e të sinqerta të këngëtares Aurela Gaçe, e cila përtej promos që i bën lokalit ku këndon, herë pas here sjell dhe përjetime të së shkuarës, me kujtime që kanë shënjuar jetën e saj artistike. Por këtë rradhë, këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj në IG, një foto të çuditshme të 15 viteve më parë, shoqëruar me një rrëfim prekës i cili shpjegon gjëndjen emocionale të artistes në kohën kur ajo ndihej e sulmuar.

“Kisha nje kukull bebe ( nuk di gje pse e bleva) por di qe e merrja me vete kudo, madje madje i ja qepja vete edhe rrobat qe te kombinoheshim bashke. Po mundohem te kuptoj veten, pasi Isha rreth 26 vjec (Mos gaboj viti 2001). E Kisha jeten te mbushur plot, nuk pushoja kurre, recitale, albume, shkolla, festivalet, klipe, pune e perditeshme per ti arritur ato qe doja… por "Pufi "(kukulla) c'donte me mua. Ndoshta sepse doja dashuri, sepse kisha nevoje te kujdesesha per te dhe te mos me kerkonte asgje mbas, ndoshta ngaqe nuk fliste, nuk qante, nuk me gjykonte… nuk me bente te ndihesha se ishte dicka gabim me mua ( sepse perdite ndihesha cuditshem karshi njerzve qe hasja cdo dite ne rruge. Kishte nga ata qe me donin keshtu, por kishte shume brutale qe me etiketonin si te "cmendur" vetem e vetem se vishesha e krihesha cuditshem per shijet e tyre. Them brutale sepse degjoja shume sharje ne rruge, te drejtperdrejta ) …. e packa se Isha e qeshur e me energji , Brenda dicka Ndoshta kishte nevoje per perkedhelje, Per pranim te asaj te vertetes, PA kerkuar modifikime. …packa se mund te perkedhelesh nje lekure, nuk do te thote se arrin deri tek shpirti. Ka kaluar neper shume faza KY shpirt , te Mira e te keqija. …deri sa ka arritur ne piken Kur pranoi veten. Deri sa kuptoi se s' kishte asgje te cuditshme me te pervec faktit se Zoti I dha nje shpirt te lire . Ndoshta Jane edhe keto arsyet, por Ndoshta deshira per te qene nene ishte perzier me te ndjesite e tjera .
Nuk e di mire arsyen pse, por di qe Isha shume mire nga trute… perndryshe nuk do te mundja te beja asgje nga ato qe doja. E di mire pse po ju le te lexoni te brendshmen time , me koshience te plote …cdo njeri, cdo femer lufton per me te miren, Per te qene ok me familjen, Perballe shoqerise, mundohet te jete "in" me ate qe e rrethon, humb perdite nga vetja per te arritur "dashurine " duke ndryshuar ne pamje, NE sjellje. ..
Ju lejoj te lexoni pak nga e brendshmja sepse jam me shume se " dikush qe kendon " E mbase me ate qe tregoj, I jap pak force dikujt .” – shkruan në IG, Aurela Gaçe.