• |
ide | kryesore

Eni Çobani paditet për mashtrim

Arkiva, Paparazzi
eni cobani.jpg


Avokatja Eni Cobani, e njohur në publik për emisionin “Shihemi në Gjyq”, është paditur rreth një javë më parë në prokurorinë e Korçës për mashtrim nga shtetasja Valbona Hasankolli, e cila ka pretenduar se është mashtruar prej avokates të cilën e ka pasur si përfaqësuese në një çështje. E kontaktuar nga citynews Valbona Hasankolli tha se  padinë e ka bërë rreth një javë më parë sepse avokatja i ka marrë 3.5 milion lekë të vjetra për një çështje e cila është pushuar në gjykatë. Duke sqaruar me detaje marrëdhënien e saj me avokaten Eni Çobani, ajo thekson se: “Kam pësuar një dëmtim në punë dhe për këtë çështje kam marrë avokaten Eni Çobani që të më përfaqësojë  në këtë çështje. Hasankolli tha për cityneës se: “Janë zhvilluar disa seanca dhe nga ana e avokates Çobani  mu  tha se unë e kisha fituar çështjen, ndërkohë informohem se çështja është pushuar”. Vlabona Hasankolli tha se është takuar me avokaten Eni Çobani në Tiranë. Kjo e fundit i ka kërkuar asaj një shumë tjetër lekësh për të vazhduar çeshtjen penalisht. Ndërsa Valbona Hasankolli u shpreh se ka kryer një padi ndaj avokates Eni Çobani.

Valbona tha se ndihej e mashtruar nga avokatja Eni Çobani. Pasi i kishte marrë një shumë prej 3.5 milionë e kishte njoftuar se ajo kishte fituar gjyqin,ndërsa çështja ishte pezulluar. Mësohet se padia është bërë në prokurorinë e Korçës ndërsa së fundmi është transferuar në Tiranë. /citynews