• |
ide | kryesore

Reagon Xhesika: Bosat po të dua i çoj në vende të tjera jo në shpi

Arkiva, Paparazzi
Xhesika-ndoja.jpg


Pas lajmit se një biznesmen me mbathje u kap nga policia teksa fshihej në dollapin e shtëpisë së këngëtares Xhesika Ndoji, kjo e fundit ka reaguar në një prononcim për Opinion. Sipas saj, gjithçka është shkruar në media, pavarësisht njoftimit zyrtar të shpërndarë edhe nga policia, asgjë nuk është e vërtetë. “Këto janë lajme dashakeqëse që bëhen për mua. Askush nuk ka ardhur në shtëpinë time, unë aty jetoj me vajzën dhe me motrën. Bosat po të dua i çoj në vende të tjera nuk i fus në shtëpi”, ka thënë këngëtarja.