• |
ide | kryesore

Pas padisë, reagon Eni Çobani: Jam gati të përballem në gjyq

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Gjatë të enjtes së 18 shkurtit është përhapur lajmi i një padie kundrejt avokates Eni Çobani. Sipas këtyre publikimeve, ndërmjetësja e ‘Shihemi në Gjyq’ është paditur për mashtrim nga një shtetase, me pretendimin se Çobani i ka mbajtur 3.5 milionë lekë të vjetra për një çështje ligjërisht të pushuar.

‘Unë nuk do ta quaja një skandal’, është shprehur ajo, ‘Nuk di asgjë rreth kësaj padie veç atyre që më kanë thënë miqtë dje dhe kam lexuar nëpër portale’

E pyetur nga NewsBomb, Eni Çobani është shprehur e habitur për këtë lajm, pasi ajo është mbrojtëse ligjore e zonjës në fjalë, dhe në asnjë moment nuk i është reevokuar ky status nga ana e saj. Avokatja thotë se ajo vazhdon ta mbrojë zonjën Valbona Hasankolli, dhe nuk është lajmëruar në asnjë moment as nga ana e saj, dhe as nga ana e gjykatës për diçka të tillë:

‘Unë s’jam thirrur në gjyq’, ka thënë Eni Çobani, ‘Unë kam hapur gjyq për mbrojtjen e zonjës!’

Çobani sqaron se nuk e sheh të logjikshme të komunikojë me zonjën Hasankolli, pasi nuk është informuar në rrugë zyrtare për një padi të tillë: ‘Nuk kam sesi ta shqetësoj zonjën pa u informuar në rrugë zyrtare (…) Shpresoj shumë që kjo të jetë një lojë e mediave sociale, por nëse është e vërtetë atëherë jam e gatshme të përballem në gjyq.’