• |
ide | kryesore

Tronditen fermerët, lind viç me dy koka

Arkiva, Planet
v.PNG



Një viç i lindur me dy koka ka tronditur fermerët e një fshati të vogël.
 
Ky viç është lindur nga lopa e cila ka pjellë 3 viça të shëndetshëm në të kaluarën, transmeton koha.net. Ndërsa kjo ngjarje ka tronditur fshatarët të cilët thonë se nuk do ta shikonin atë me sytë e tyre.
 
Fermeri Gan Yuanhua thotë: Kam dëgjuar lopën duke shkelmuar dhe duke bërë zhurma të çuditshme, dhe e kam ditur se ajo ishte duke pjell.
 
Në shtëpinë e tij në fshatin Shaijin në Kinë, ai fillimisht kishte menduar se lopa është duke pjellë binjakë, kur ai pa dy kokat të ngjitura, ndërsa nuk e kuptoi menjëherë se ishte një mutacion. Viçi, i cili fillimisht dukej se nuk ishte prekur nga fakti se kishte dy koka, vdiq menjëherë pas lindjes.
 
Kjo gjendje e pazakontë, të lindurit me dy koka quhet “polycephaly”, ndërsa ndodh edhe te kafshët edhe te njerëzit. Shkaku më i zakontë është se binjakët identikë fillojnë të formohen nga e njëjta vezë, por nuk ndahen në mënyrë të mirë, ndërsa përfundojnë në një trup.
 
Në shumicën e rasteve, kafshët dhe njerëzit me “polycephaly” vdesin menjëherë pas lindjes.