• |
ide | kryesore

Lirohet nga burgu pas 43 vitesh izolim

Arkiva, Planet
z_1455960171-9959329.jpg



Albert Woodfox, është liruar pas 43 vitesh që qëndroi në izolim.
 
69 vjeçari është liruar nga burgu i Luisianas ku mbahej nga prilli i vitit 1972 nën akuzën për vrasjen e një roje burgu, transmeton Klan Kosova.
 
Gjatë gjithë këtyre viteve ai vetëm një orë në ditë kishte të drejtë të “stëvitej në oborr” mirëpo gjithmonë i prangosur dhe ndaras nga të tjerët kurse për 23 orët e tjera të ditës ai mbahej i izoluar.
 
Woodfox ishte shpallur fajtor për vrasjen e Bren Miller, mirëpo ai asnjëherë nuk e ka pranuar këtë gjë. Tani pas më shumë se katër dekadave ai më në fund pranoi fajësinë kështu duke bërë marrëveshje me prokurorët e Lousianas.
 
I pyetur se çfarë do bënte tani që është i lirë, Woodfox është përgjigjur se do shkonte ta vizitonte varrin e nënës që kishte vdekur gjatë kësaj kohë, mirëpo që ai nuk kishte pasur mundësi të ishte në ceremoninë e varrimit./express