• |
ide | kryesore

Ukrahina do të provokojë Eurosongun me një këngë anti ruse

Arkiva, Planet
ff.jpg



Kërë Eurovision duket se Ukraina ka zgjedhur të përfaqësohet me një këngë që do i sjellë debate me Rusinë. Kënga "1944" e kënduar nga Jamala flet për tragjedinë që e mbajnë mend të gjitha stërgjyshet kur diktatori dërgoi 240.000 tatar për të bllokuar Azinë Qëndrore. Numëroheshin me mijëra të vdekur dhe shumë të tjerë që humbën jetën nga uria.Teksti i këngës thotë: “Ata erdhën në shtëpinë tuaj, ata ju vranë dhe thanë: “Ju nuk jeni fajtor”.

”Kujtimet e këtyre ngjarjeve u rikthyen në vitin 2014 kur çështja e ditës u bë Krimeja. Edhe pse në vitin 1944 nuk komentohej drejtpërdrejtë kjo çështje, ish-fituesja e Eurovision Rouslana tha: “Kjo këngë është ajo për të cilën njerëzit në Ukrainë vuajnë sot.”

Përfaqësuesja e këtij viti Jamala tha se "Kjo këngë realisht është për familjen time,” stërgjyshja e së cilës ishte rreth 25 vjeç kur katër djemtë dhe vajza e saj u dëbuan dhe më pas njëri prej tyre gjëti vdekjen. Unë e doja këngën për të çliruar veten, kujtimin e stërgjyshes timë dhe kujtimin e asaj vajze që nuk ka varr” .

Ajo tha se kur këndon për vitin 1944, mendon për familjen e saj në ditët e sotme në Krime. "Ata janë nën presion, një pjesë janë zhdukur pa gjurmë dhe kjo është e tmerrshme. Unë nuk dua që historia të përsëritet."

Rregullat e Eurovision ndalojnë këngë me tekst të ngarkuar politikisht, por Ukraina vazhdon të jetë pjesëmarrëse. Në vitin 2009 kënga e Gjeorgjisë është përjashtuar për këtë arsye.