• |
ide | kryesore

Vizion Plus sqaron pse u hoq video e Agron Llakajt nga Youtube

Arkiva, Paparazzi
aaaa.jpeg


Pas shkrimit të botuar mbrëmjen e djeshme nga lapsi.al, ku evidentuam zhdukjen nga Youtube të videos 3 minutëshe “Tiranës ç’i panë sytë”, “V+” ka shpjeguar se për shkak të disa arsyeve teknike, ky televizion është detyruar ta kalojnë me status ‘private’ parodinë e Agron Llakajt, në kanalin zyrtar. Në komunikimin e tyre me lapsi.al, drejtuesit e promocionit përgënjeshtrojnë shkrimet e mediave të cilat thanë se ky televizion ishte gjendur nën presion nga kryebashkiaku Veliaj, për të pushuar nga puna drejtuesin e “Alpazar”, Agron Llakaj.

“Video tashmë është sërish online dhe ju mund ta shihni në linkun: https://youtu.be/RA0OaZIviio” , sqaroi Vizion Plus, një ditë pasi video u bllokua për publikun.