• |
ide | kryesore

Çiljeta sqaron foton me policinë

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Lajmi se këngëtarja e njohur kishte parkuar makinën gabim dhe për këtë ishte ndëshkuar nga policia me sa duket nuk është i vërtetë. Vetë Çiljeta ka sqaruar foton kështu: “Në fakt e lexova edhe unë lajmin që gjobit Çiljeta, por nuk ka lidhje fare, nuk kam pasur një konflikt me policinë. E vërteta është që krejt rastësisht në rrugë takova një mikeshën time që është police dhe po bënim muhabet në rrugë, asgjë tjetër. As nuk jam gjobitur, as nuk kam debatuar me policinë”, përfundon sexbomba shqiptare në reagimin dhënë për “Gazeta Shqiptare”.