• |
ide | kryesore

Eneda Tarifa nxjerr bllof mediat: Mos fantazoni, Robbie Williams nuk do merret me mua

Arkiva, Paparazzi
eneda tarisaaaa.jpg


Këngëtarja e cila prej pak ditësh gjendet në Londër ku po punon versionin final të këngës fituese të FiK, “Përrallë”, ka reaguar duke dashur të përgënjeshtrojë gjithë portalet që njëzëri raportuan bashkëpunimin e Enedës me yllin e pop-it, Robbie Williams. Për këtë, prezantuesja e Portokallisë thotë se britaniku i famshëm në të gjithë botën, nuk ka kohë të merret me shpiptarët pasi është i zënë me punë të tjera.

Në fakt, lajmi i botuar ditët e fundit sikur “Eneda Tarifa po punon me Robbie Williams”, u përhap pas disa fotove të publikuara në facebook nga Elton Deda, i cili në përpjekje për të marketuar këngën e Shqipërisë në Eurovision, duket se u shndërrua në burim qesharak informacioni. 

 

“Do te me pelqente te ishte e vertete…. Por te mos fantazojme kaq shume, te rrime me kembe ne toke. Robbie ka shume pune te tjera ne duar, nuk mund te merret edhe me kengen shqiptare ne Eurovizion. Kur kerkesat e tij jane shume me lart se Eurovizioni. Me kengen po merret producenti i tij Jerry Meehan i cili thjesht e ka vene ne djeni si mik per produktin shqiptar qe ka ne dore. Do te ishte enderr edhe qe ne ta takonim Robbie-n gjithesesi.” – shkruan këngëtarja në Instagram.