• |
ide | kryesore

Agron Llakaj: Çfarë kam për Erionin do e them në “Alpazar”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Parodia “Tiranës ç’i panë sytë”, një ironi e Agron Llakajt në “Al Pazar” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u shndërrua në “hit­in” e internetit javën që lamë pas.

Direkt pas popullaritetit të këngës, mediat shkruan se kjo këngë i kushtoi vendin e punës Llakajt, pasi kishte marrë një urdhër pushimi nga drejtuesit e televizionit “Vizion Plus”. Pak ditë më parë, Llakaj e mohoi këtë lajm duke deklaruar se asgjë nga çfarë ishte hamendësuar nga mediat sociale nuk ishte e vërtetë.

I pyetur për konsideratën dhe çfarë mendon realisht për Erion Veliajn, përgjigjet: “Pse duhet të mendoj për Erionin, se s’e kuptoj?! Çfarë kam, i kam thënë atje ku kanë vendin, në ‘Al Pazar’. Unë kam edhe një kontratë morale me profesionin tim”, është shprehur Llakaj për Panorama, duke lënë të kuptojmë se përderisa parodia u pëlqye, ai do të vazhdojë ta ironizojë kryebashkiakun.