• |
ide | kryesore

Pas ndarjes me Mirkon, Soni nis lidhje me një djalë më të ri

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Vetëm 5 muaj pasi u bë publike divorci me balerinin italian, Mirko Luccarelli, mësohet se këngëtarja Soni Malaj ka nisur një tjetër histori dashurie pasionante. Nëna e vajzës 3 vjeçare Anna, është rikthyer përfundimisht në Tiranë dhe po përgatitet të nisë bashkëjetesën me një djalë beqar nga Tirana, pak vite më të ri nga ajo në moshë, dhe që quhet Klevi. Çifti përpiqet ta mbajnë lidhjen të fshehtë në sytë e mediave, ndërkohë që takimet i lënë në vende me pak njerëz, ose jashtë kryeqytetit. Djali në fjalë nuk ka asnjë lidhje me muzikën, dhe duket se ajo çfarë i afron me njëri-tjetrin është pasioni që kanë të dy për palestrën. Ndërkohë sa i takon karrierës muzikore, Soni po përgatitet të shfaqet e transformuar nga brune tipike në bionde, në projektin e ri. Story.al