• |
ide | kryesore

Këngëtari Cozman sot në gjykatën e Tiranës/ Kërkoi gjykim të shkurtuar

Arkiva, Paparazzi
cozman.JPG


Këngëtari i njohur kosovar i muzikës rep, Cozman (Ylber Abdullahu) më 15 mars do të njihet me vendimin që Gjykata e Tiranës do të japë ndaj tij për akuzën e “mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.
Këtë të martë gjykata pranoi kërkesën e këngëtarit për gjykim të shkurtuar, ndërsa pretenca e prokurorisë dhe vendimi i gjykatës do të jepen në 15 mars. Këngëtari me origjinë nga Kosova ishte sot i pranishëm në seancë. Cozman u arrestua në korrik të 2015-ës pasi gjatë një kontrolli në makinë të policisë në Tiranë u zbulua një sasi prej 20 gramë hashash. Ai ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij, këngëtares tjetër të njohur Altuna Sejdiu teksa ktheheshin nga një koncert.
Kjo e fundit u la e lirë pasi reperi kosovar pranoi se e kishte për përdorim vetjak dhe jo shitjen e saj.  Çifti i këngëtarëve u ndalua fillimisht për shkeljen e sinjalistikës rrugore, pasi hynë me semafor të kuq. Por pas kontrollit Cozmanit iu gjet një qese me hashash. Ai u hetua në gjendje të lirë pasi pagoi garancinë 5 mijë euro.