• |
ide | kryesore

Xhesika Ndoj thyen heshtjen: Pozat e mia lakuriq nuk janë photoshop

Arkiva, Paparazzi
nudo xhesika.jpg


Këngëtarja e cila po shijon momentet e famës për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme, ka nxjerrë në skenë të tjera foto provokuese ku shfaqet krejtësisht nudo. Jo vetëm kaq, por 29-vjeçarja nga Puka ka treguar eksperiencën e saj kur pozon pa veshje, por mbi të gjitha, Xhesika thotë se në këto foto nuk është ndërhyrë me photoshop.

“Sa i takon përjetimit që të jep fotoja nudo, mua s’më jep asnjë ndjesi, sepse unë e di se kush jam. Ato foto i realizova, jo pse doja me çdo kusht të bëja një set nudosh për famë, por për të treguar origjinalitetin tim. Dua të theksoj se fotot janë realizuar pa photoshop, janë bruto dhe s’kanë as një lloj modifikimi. Dhe këtë e bëra thjesht për t’u mbushur mendjen shumë e shumë mosbesuesve, që unë nuk jam nën efektin e photoshopit”, sqaroi ajo për Story.al.

Vetëm pak javë më parë Xhesika Ndoj akuzoi faqen “Vipat e Bllokut” për manipulimin e disa fotove, ku këngëtarja shfaqej në selfie tualeti, duke bërë sex me një mashkull. Ajo tha se ishte ‘photoshop’, ndërsa tashmë, Xhesika duket se i bëri qejfin të gjithë atyre që u lutën nën zë, sikur ato të qenë të vërteta…