• |
ide | kryesore

Partizani – Tirana/ “Beteja” e tifozëve me fyerje në Facebook (foto)

I pakategorizuar
tifozat-653x410.png


Derbi i kryeqytetit nis në “Qemal Stafa”, në ora 18:00 në sfidën e 144 mes tyre. Por sfida mes tifozerive ka nisur prej javësh. Tifozët e Tiranës e nisën duke “pushtuar” godinat e larta të kryeqytetit me vendosjen e banderolave. Ata kishin ngritur banera me ngjyrat e skuadrës së tyre të zemrës në ndërtesat më të larta në kryeqytet, duke simbolizuar, sipas tyre, “pushtimin” e Tiranës nga lartësitë….

Kundërpërgjigjia e ultrasve të kuq ka ardhur e shpejtë dhe në forma të ndryshme. Gjatë natës, ata kanë depërtuar në stadiumin “Qemal Stafa”, ku do të luhet derbi i sotëm, dhe në tribunat e planifikuara për tifozët e Tiranës kanë vendosur banera të mëdhenj, ku shkruhen fyerje. Mëngjesi i sotëm ka vënë në jetë një tjetër plan të tifozëve të Partizanit. Ata janë shpërndarë në të gjitha kalatë e kryeqytetit dhe të zonave përreth, duke ngritur në to flamurin e Partizanit. 

(tifozet me arkivol dhe ata me gomar jane pare ne takimet e kaluara)