• |
ide | kryesore

Modeli nga Lushnja i famshëm në Azi: Njerëzit më thonë “shiko katundari u bë model”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


24-vjeçari Jovan Tafa i cili po korr një sukses të paparë në Kinë, ka rrëfyer për “Paloma” rrugëtimin e tij, se si arriti të bëhej pjesë e modelingut aziatik. I famshëm për pozat me të brendshme, ose lakuriqe, i riu nga Lushnja nuk e fsheh origjinën e tij edhe pse shpesh herë duket se paragjykohet. “Absolutisht që nuk e mohoj origjinën time. Kam thënë se jam nga Lushnja, por unë në të vërtetë kam lindur dhe jetuar në fshatin Çermë e Vogël. Shpesh njerëz të ndryshëm më kanë thënë: “Shiko katundari është bërë model”. Nuk më bën përshtypje, nuk më ul moralisht dhe nuk më pengon për arritjet e mia të deritanishme. Jam krenar për atë që jam.” – thotë Jovan Tafa.