• |
ide | kryesore

Shpërndahet parlamenti në Serbi, vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme

I pakategorizuar
tomisllav-nikolic.jpg


Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç e ka shpërndarë parlamentin e vendit dhe i ka thirrur zgjedhjet e parakohshme, më 24 prill. Ky veprim është bërë pas kërkesës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vendimi i sotëm i Nikoliçit vjen një ditë pasi qeveria e Vuçiçit bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që kabineti i ri, “me një mandat të qartë”, do të mund të ndërmerrte reformat e nevojshme dhe ta vendoste vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill, në gjysmë e mandatit të tij.

Partia e tij Progresiste aktualisht është në koalicion qeveritar me disa parti më të vogla. Kjo parti gjithashtu qëndron mirë në anketa, të cilat e vendosin Vuçiçin në rrugën e njëjtë për ta udhëhequr edhe qeverinë e ardhshme.

Partia Progresiste e Serbisë është duke luftuar për shumicën prej 2/3 të votave, të cilat për pak nuk i arriti në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2014, kur fitoi 158 nga 250 vende në parlament.