• |
ide | kryesore

Arbana ndërron mendim për Big Brother

Arkiva, Paparazzi
ar2.jpg


Pasi u shpreh se nuk kishte ndërmend të kthehej më në moderimin e Big Brother , Arbana Osmani ka thënë se Big Brother do të kthehet, dhe do të prezantohet nga ajo. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka entuziazmuar ndjekësit e saj, të cilët kanë shkruar se po e presin me padurim.Osmani u ka kthyer publikisht përgjigje të gjithë kurreshtarëve që duan të dinë se kur do të nisë Big Brother, dhe atyre që e kanë pyetur në do të jetë ajo në rolin e moderatores. Ajo është shprehur se vetëm një fëmijë tjetër do ta bënte të hiqte dorë:‘Për ata mijëra shikues që pyesin çdo ditë, në Instagram, Facebook, Twitter, e-mail, Whatsapp, Viber, rrugë, kafe, restorant, dyqan, kënd lojërash, konsultore etj, Big Brother 9 do të rikthehet në ekranin e Top Channel në pranverën e 2017-ës. Nëse deri atëherë nuk kam nisur ndonjë beb tjetër, prezantuese do të jem sërish unë. Taksirat. Love you all’./anabel/