• |
ide | kryesore

Meta dështon në sfidën e Lubonjës. Dredhon përsëri

I pakategorizuar
2016-03-08 13.09.43 (1).jpg


Ilir Meta nuk është ngritur dot në lartësinë e sfidës ku e ftoi Fatos Lubonja. Pas përplasjes së dhunshme për ndërtimin tek parku i liqenit publicisti e ftoi kryetarin e kuvendit të prononcohej. Duke u nisur nga fakti se Ministri i mjedistit i LSI, nuk ka dhënë leje mjedisore, Lubonja i bëri thirrje Metës të prononcohej për këtë çështje. Por Thirrja e Lubonjës e tejkalonte thjeshtë fletën e mjedisit. Ai e ftonte kryeparlamentarin që të ngrinte zërin për atë që po ndodhte.

Por Meta nuk i ka kënaqur dot shpresat e Lubonjës. Kryetari i Kuvendit është kënaqur si zakonish vetëm duke hedhur një kunjë dhe pa dhën një qëndrim të plotë. I pyetur nga gazetarët për punimet brenda parkut të liqenit Tiranë, ai deklaroi se Bashkia duhet të tregojë më shumë transparencë ndaj qytetarëve për çështjet me interes publik.

 “Për këtë cështje është më mirë të pyesni përfaqësuesit e LSI në këshillin bashkiak.

Duhet gjetur një raport i hapur transparent në raport me qytetarët, komunitetin dhe oponionin për çdo vendim që ka të bëjë me hapësirat publike, por që kjo ndihmon edhe për të lënë sa më pak hapësirë për të gjithë ata që duan të spekulojnë”, tha ndër të tjera Ilir Meta.