• |
ide | kryesore

Qëllohet me vezë ministri duke hyrë në qeveri (Video)

I pakategorizuar
a-47-650x358.jpg


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është qëlluar me vezë pranë qeverisë. Ky akt është marrë përsipër nga Lëvizja Vetëvendosje, që ka publikuar edhe pamjet filmike të momentit të goditjes së ministrit me vezë. Në njoftimin që shoqëron videon thuhet se rreth orës 10:30, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE hodhën vezë mbi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe zëdhënësin e kësaj qeverie kriminale, Arban Abrashin. “Abrashi, sikurse ky kabinet qeveritar, është përgjegjës për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova. Qeveria, zëdhënës i së cilës është Abrashi, e ka shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk ka as legalitet as legjitimitet të udhëheq me vendin. Institucionet nuk do të funksionojnë normalisht, deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, as eksponentët e këtij pushteti kriminal, nuk do t’i lëmë rehat, derisa të anulohen marrëveshjet dhe derisa të shpallen zgjedhjet e reja”, thuhet në deklaratë. /Lapsi.al