• |
ide | kryesore

Rrëfimi i modelit Alia: Si përfundova në shtrat me deputeten shqiptare

Arkiva, Paparazzi
Afrim-Alia-1.jpg


Një tjetër histori rozë që ka për protagonistë personazhe të showbiz-it, mpleksur me politikanë shqiptarë, është zbuluar së fundi nga revista “Story”. Modeli tropojan Alessio Alia ka pushtuar kopertinën ‘gossip’, për shkak të rrëfimit intim të romancës së tij, me një deputete shqiptare. Se për cilën ligjvënëse bëhet fjalë, me sa duket mbetet për t’u lexuar në brendësi, ku po ashtu thuhet se Alesio ka treguar detaje nga nata e nxehtë që kaloi në shtrat me deputeten.

Eksperiencat me politikanë, të cilët përfundojnë në faqet e shtypit rozë, tashmë janë kthyer në trend. Po të kemi parasysh Xhesika Ndojën kur tha se deputeti ia kishte lypur me para, apo Gugun me deklaratën se i kishte djegur makinën të dashurit ministër, rrëfimi i Alessios duket po aq interesant, për të kuptuar këtë herë se deri ku shkon fantazia e femrave deputete.