• |
ide | kryesore

Shpenzimet luksoze të vajzës së deputetit Koço Kokëdhima

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Bora Kokëdhima, vajza e mesit e deputetit socialist, pavarësisht popullaritetit të të atit, drejton prej kohësh biznesin e saj të veshjeve. 28-vjeçarja e cila në modë njihet si “Savage” ka marrë përsipër kurimin e imazhit të Eneda Tarifës në Eurovision. Mirëpo prezantimi sa më dinjitoz i krijimeve të saj, duket se i ka kushtuar shumë Borës. Gazeta Tema është ajo që ka zbuluar, ato që i quan shpenzime të shfrenuara luksi të vajzës së Koço Kokëdhimës. Për të realizuar fotot në Theth me këngëtaren Tarifa, stilistja ka marrë me qera një helikopter i cili minimalisht, sipas gazetës, kushton mbi 1000 euro. Ndonëse Bora Kokëdhima është zgjedhur të kurojë veshjet e Enedës për përfaqësimin e Shqipërisë në një festival, pjesëmarrja në të cilin sponsorizohet nga taksat tona, Tema lë të kuptohet se Bora ka investuar para ekstra për “eksperitën” në Veri.