• |
ide | kryesore

“Tani na sillni Barcelonën” (video)

I pakategorizuar
ibra_1457561261-3120159.png


Paris Saint-Germain ka fituar 2-1 ndaj Chelsea në Londër, ashtu si para tre javësh në Francë, duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Champions League. Rabiot dhe Ibrahimovic shënuan për skuadrën e Blanc, ndërsa Diego Costa realizoi golin e barazimit të përkohshëm për Chelsea. PSG i bashkohet Real Madrid, Ëolfsburg dhe Benfica në listën e skuadrave të kualifikuara deri tani. Të forta mbeten deklaratat e sulmuesit të PSG-së, Zlatan Ibrahimovic që ka thënë se ata nuk mund të ndalen më dhe se do të japin gjithçka për të fituar Ligën e Kampionëve.  “Ne nuk mund të ndalemi. Ne do të vazhdojmë të japim më të mirën tonë dhe të tentojmë të fitojmë krejt këtë garë”, – tha Ibra pas ndeshjes.