• |
ide | kryesore

Motra e Rei Manaj: “Budallallëqe, ai nuk është gey”

Arkiva, Paparazzi
rey.jpg


Motra e Rei Manajt ka rreaguar egër me "scoop-in" që u bë ndaj vëllait të saj, futbollistit të Interit të cilit i nxorën një fotë të piratuar nga instagrami, lakuriq me një mashkull tjetër në vaskë duke hedhur hije mbi preferencat seksuale të 19 vjeçarit. E irrituar ajo ka shpjeguar situatën, atë, çfarë i këshilloi të vëllait në një intervistë për Panorama Sport. Ajo ka folur gjithashtu edhe  për hamendësimet se vëllai i saj mund të jetë homoseksual. Ja seç thotë bukuroshja Alvi Manaj Ne kemi mentalitet të hapur, jemi rritur në Itali ku ka njerëz të çdo ngjyre, feje dhe orientimi seksual. Secili është i lirë të vendosë për jetën e vet, pavarësisht se ne jemi shumë besimtarë. Prindërit na kanë edukuar që familja përbëhet nga një nënë dhe një baba dhe fëmijët. Pra e kemi të pamundur që ta shohim familjen të përbërë nga dy meshkuj ose dy femra. Por e drejta për të zgjedhur dhe jetuar jetën është e lirë, ndaj nuk kemi pse të jemi paragjykues. Më vjen për të qeshur që njerëzit besojnë broçkulla të tilla në lidhje me Rein, siç ishte fotoja e marrë nga interneti e postuar në profilin e hakuar të tij. Realisht është një budallallëk të mendosh diçka të tillë.