• |
ide | kryesore

Vendet e ndaluara të botës

Arkiva, Planet
vv_1458468088-990107.jpg


Gjërat më joshëse në jetë janë shpesh ato që nuk na lejohen. E për adhuruesit e udhëtimeve kjo gjë përkthehet në mahnitjen nga vendet që nuk na lejohet t’i vizitojmë. Sado që të mundohen për të siguruar qasje dhe leje, disa lokacione në botë thjesht janë të paqasshme për shumëkënd.
 
Duke nisur nga një ishull i izoluar i Paqësorit, ku uji i rrjedhshëm faktikisht nuk ekziston, e deri te një bazë e stilit të filmave të spiunazhit “James Bondit” në Angli, këto janë pesë vendet ku qasja për botën e jashtme nuk është e lejuar, shkruan “BBC”, transmeton “Koha Ditore”.
Svalbard, Norvegji
 
Merreni me mend një botë që ndryshon përgjithmonë si pasojë e një katastrofe masive natyrore. Ama mendojeni një katastrofë që e shkatërron gjithë popullatën e botës, e shkatërron infrastrukturën dhe i asgjëson të gjitha burimet ushqimore. Pra, një katastrofë që nuk e lë asnjë të mbijetuar për të realizuar misionin e rindërtimit.
 
Në një skenar të tillë inspiruar nga filmat apokaliptikë të “Hollywoodit”, ku do të mund të përfundonte heroi i vetëm i mbijetuar? Në Svalbard, qendrën globale të farave Svalbard në Norvegji, epiqendrën e fundit të njerëzimit kundër krizës globale të ushqimit.