• |
ide | kryesore

Jeta si në Ferr e 19 mijë indonezianëve (FOTO)

Arkiva, Planet
indoney2.jpg


Këto fotografi tronditëse tregojnë kushtet e mjerueshme të pothuajse 19 mijë indonezianëve, të cilët janë të diagnostifikuar me sëmundje mendore.
Burra dhe gra që shtrirë pa mundësinë e lëvizjes, këmbët e të cilëve janë të prangosura me zingjirë, të cilët gjithashtu përballen çdo ditë me terapi të elektro-shokut, por gjithashtu me dhunë dhe abuzime seksuale.
 
Këta persona janë zakonisht nga zonat rurale ku shërbimet shëndetësore janë të kufizuara, e në të cilat zona ekziston edhe besimi në shpirtrat e këqij.
 
Sipas raporteve të organizatës për të drejtat e njeriut (HRW), ky kamp i abuzon të sëmurit mendorë me dhunë seksuale, terapi elektro-shoku dhe mbajtje në izolim për shkak të mbipopullimit, gjithashtu organizata akuzon këtë kamp se po mban të sëmurit në zona johigjienike.
 
Mirëpo, Ministria për Punë Sociale në Indonezi, thonë se dhomat ku mbahen këta persona në izolim, janë në përputhshmëri të plotë dhe se kampi nuk ka shkelur asnjë të drejtë njerëzore. /Express