• |
ide | kryesore

Mustafa mohon kërcënimin ndaj gazetarit, që publikoi lajmin për kurimin “ilegal” të vëllait të tij

I pakategorizuar
Isa-Mustafa-1q.jpg


“Në asnjë rast, as nuk kam kërcënuar dikë dhe as nuk do të kërcënoj dikë, sepse unë dëshiroj që të kemi raporte shumë të mira me mediat, me gazetarët, të përkrahim fjalën e lirë dhe të përkrahim punën tuaj”, tha Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e mohon që të ketë kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi, të portalit Insajder, i cili një ditë më parë publikoi lajmin se vëllai i kryeministrit kishte kërkuar azil në Gjermani.

“Në asnjë rast, as nuk kam kërcënuar dikë dhe as nuk do të kërcënoj dikë, sepse unë dëshiroj që të kemi raporte shumë të mira me mediat, me gazetarët, të përkrahim fjalën e lirë dhe të përkrahim punën tuaj”, tha Isa Mustafa

Ndërkohë pasi gazetari Kajtazi bëri publik kërcënimin e kryeministrit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi se do të protestojë të martën në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë. Gazetari Kajtazi e ka denoncuar edhe në polici kërcënimin e Isa Mustafës përmes telefonit./LAPSI.AL/