Mediat ndërkombëtare e kanë konsideruar një sjellje të papërshtatshme atë të Presidentit amerikan Barack Obama në ditën e tretë të vizitës së tij në Kubë. Ai u shfaq në krah të homologut kuban Raul Kastro në një ndeshje bejsbolli, por vetëm pak çaste nga minuta e heshtjes për viktimat e Brukselit, Obama nuk ka pushuar një minutë nga shakatë.