• |
ide | kryesore

Reforma e Veliajt në pensione, e dështuar?

I pakategorizuar
big_10330269_10152416122926926_5084307732241202887_n.jpg



Erion Veliaj e ka trumpetuar si një prej arritjeve të tij më të mëdha ligjin e ri të pensioneve. Ky ligji u miratua kur ai ishte Ministër i Mirëqënies Sociale. I gjithë drafti u përgatit dhe u mbrojt në parlament nga dikasteri i tij. Korrikun e vitit 2014, përpara deputetëve të Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Veliaj dha disa argumenta në mbrojtje të projet/ligjit që u miratua më vonë me votat e mazhorancës. Ai tha, veç të tjerash, se skema e mëparshme “karakterizohej nga element të theksuar padrejtëise, pasi disa grupe kontributesh përfitojnë pensione shumë të larta dhe kontribuojnë shumë më pak se të tjerët” dhe se “skema e pensioneve vuan nga një deficit i lartë që e bën financiarisht të papërballueshme në vitet që po vijnë”.

A i ka rregulluar ligji i ri këto probleme apo ka dështuar në adresimin e tyre? Naim Hasa, një ekspert i kësaj fushe dhe administrator i një prej shoqërive që operojnë në tregun e pensioneve vullnetare, duke folur për revistën Monitor shprehet se Shqipëria renditet e fundit në rajon përsa i përket vlerës mesatare të pensionit. Kjo vlerë përllogaritet në rreth 98 euro, ndërsa në Maqedoni ajo është 191 euro dhe në Bosnje rreht 179 Euro. “Ligji i ri nuk u ka dhënë zgjidhje një sërë problemesh që kanë të bëjnë me deficitin e lartë (rreth 1.7 % të PBB), shkallës së ulët të mbulimit apo faktit se gjenerohen kryesisht probleme minimale (65 % të numrit total”, shkruan Monitor, teksa thekson se “Shqipëria ka diferenca të mëdha sa i përket sistemit të pensioneve, si në vlerë mesatare ashtu edhe në shkallën e mbulimit”.

E fundit, renditet edhe sa i përket shkallës së mbulimit që tregon vartësinë kontribues-përfitues e që është 1.2  me  1.

Revista Monitor thekson se “probleme ka edhe me ritmet e rritjes së vlerës së pensionit ( mesatarisht 7-8%) çdo vit dhe numrit të kontribuesve ( 2-3%).”

Nga viti 2005 deri në vitin 2013 deficiti mes të ardhurave nga kontributet dhe përfitimet është rritur me 160%. Ekspertët thonë se deficit vë në rrezik qëndrueshmërinë financiare të pensioneve dhe se këtij problemi, ligji i ri nuk i ka dhënë zgjidhje. /Lapsi.al