• |
ide | kryesore

Ngec Partizani/ Agostineli ankohet për Laçin, arbitrin, kampionatin…

I pakategorizuar
Agostineli.jpg


Takimi mes Laçit dhe Partizanit u mbyll në shifrat 0-0 dhe në përfundim ndeshjes reaguan edhe disa nga protagonistët. Agostineli tha se nuk është korrekte sjellja e Laçit, pasi në tre ndeshjet e kaluara luajti me rezervat dhe ndaj Partizanit aktivizoi titullarët. Ai foli edhe për mungesën e ndëshkimit me karton të kuq për lojtarin e Laçit në pjesën e parë.

“Ndershmërisht shoh disa vështirë për të shkuar përpara që janë edhe nga ana jonë, sepse një gol mund ta bënim, por dua që të kishte pak më shumë sportivitet dhe transparencë. Të jesh kaq i zemëruar nuk është një justifikim për mënyrën se si shkoi ndeshja. Në pjesën e parë mungoi një ndëshkim me karton të kuq për lojtarin e Laçit. Do të më pëlqente pak më shumë sportivitet nga Laçi, sepse në ndeshjet e fundit luajti me lojtarët rezervë dhe do të dëshiroja që edhe në ato ndeshje të luante me të njëjtë shpirt gare dhe me titullarët që ka”,-deklaroi Agostineli për “Supersport”.

Trajneri italian kritikoi edhe mënyrën se si po zhvillohet kampionati, duke folur për mungesë transparence.

“Më vjen keq, jam i fundit i ardhur këtu në Shqipëri dhe do të më pëlqente që të ishte një kampionat më shumë korrekt. Them atë që mendoj sepse ndeshja fitohet duke futur topin në rrjetë dhe këtë e di mirë. Skuadrat rivale nuk futen në garë në mënyrë të drejtë”,-tha ai.

Agostineli vlerësoi paraqitjen e lojtarëve të tij në këtë ndeshje, duke thënë se ata dhanë maksimumin në fushën e lojës.