• |
ide | kryesore

Kombëtarja e femrave mundet nga Ukraina

I pakategorizuar
12966343_10205817603871007_1725825456_n.jpg


Kombëtarja shqiptare e femrave ka humbur në ndeshjen e saj të radhës kundër Ukrainës me rezultatin 2-0 për eliminatoret e Kampionatit Europian “Hollandë 2017”, grupi i tretë. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Arena e Lviv”, në Ukrainë sot pasdite.

Skuadra e drejtuar nga Altin Rraklli, nuk ka arritur të përballojë lojën e vendaseve, të cilat arritën të shënojnë nga një gol në çdo pjesë nga kapitenia Apanaschenko. Ajo zhbllokoi rezultatin e ndeshjes ne minutën e 15 të pjesës së parë dhe dyfishoi shifrat me 11 metërsh në minutën e 74 nga pika e bardhë e penalltisë ku arriti që të mposhtë portieren shqiptare Zani. Në këtë ndeshje u ndëshkuan me kartonë të verdhë për Shqipërinë Proto e Velaj, ndërsa për Ukrainën, Kozyrenko.

Kombëtarja shqiptare e femrave, do ta zhvillojë ndeshjen e saj të ardhshme, më 2 qershor në fushën e saj kundër Rumanisë.