• |
ide | kryesore

Rama: Obama “theu protokollin”, por nuk më lejohet të tregoj batutat

I pakategorizuar
13000520-10154027342413617-371983977-o_1460661140-7346310.jpg



Në studion e improvizuar të Sokol Ballës në Ëashington kryeministri Rama ka treguar detaje nga takoimi në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se kishte pasur një “thyerje të protokollit” pasi Obama duhet të mbërrinte në takimin me Biden në mes të tij, por ai kishte hyrë që në fillim dhe në fund e kishte ftuar në Zyrën Ovale.

“Presidenti duhej të vinte në mes të takimit me Joe Biden, por erdhi që në fillim dhe në fund më mori dhe më tha hajde shkojmë në Zyrën Ovale” – tha Rama.

“Shkëmbyem disa batuta, por nuk kam marrë autorizim nga protokolli i Shtëpisë së Bardhë për t’i ndarë me publikun” shtoi ai.

Balla e pyeti se kohët e fundit po flet shpesh për politikën e brendshme të SHBA-ve.

“Nuk jam përzier në punët e SHBA. Jam i habitur nga ata që zgjedhin mes meje dhe Donald Trump, zgjedhin Donald Trump. Nuk është më punë e brendshme Donald Trump. Ai ka thënë gjëra të papranueshme për shqiptarët, Kosovën dhe një histori të lavdishme bashkëpunimi mes SHBA dhe Shqipërisë, por “patriotët e Tiranës” e harrojnë këtë për fat të keq se janë të verbuar nga mllefi anti-qeveritar dhe janë gati që mes meje dhe Trump të zgjedhin Trump” – tha Rama.