• |
ide | kryesore

Frika e sizmiologëve/ Po afrohet një tërmet i madh shkatërrues

Arkiva, Planet
sss.jpg



Gjashtë tërmete të mëdha janë regjistruar të mërkurën, të enjten dhe në fundjavë, përfshirë disa shkatërruese në Japoni dhe në Ekuador që vranë më shumë se njëqind persona e mbi njëmijë u plagosën. Shkencëtarët kanë frikë se kjo seri tërmetesh të forta mund të jetë paralajmërim i keq.

Shkencëtarët shprehen se ky numër i madh i tërmeteve të forta në Azi dhe në Paqësor do të thotë se vjen një tërmet mega-tërmet kataklizmik, siç që ka goditur Nepali në vitin 2015 ku u mbytën mbi 8.000 persona.

Dridhjet e përditshme të tokës nuk janë të pazakonta, por shkencëtarët janë të shqetësuar me rritjen e numrit të tërmeteve të fuqishme në zonën e Paqësorit për një periudhë të shkurtër kohore.

“Situata aktuale mund të na çojë në shfaqjen e të paktën katër tërmeteve të mëdha të madhësisë prej 8 të shkallëve të Rihterit. Nëse nuk ndodhin në javët e ardhshme, ka të ngjarë që në të ardhmen të jenë më të frikshme – tërmete kolosale”, paralajmëron Roger Bilha, sizmolog nga Universiteti i Kolorados.