• |
ide | kryesore

Sadiku në mesin e yjeve botërorë

I pakategorizuar
sss.jpg


Armando Sadiku ka nënshkruar kontratë me kompaninë sportive Nike.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka hyrë në mesin e futbollistëve të mëdhenj, pasi ka nënshkruar kontratë me kompaninë sportive, Nike.

Nuk dihet ende sesa para do të fitojë nga kontrata e fundit e firmosur me një kompani prestigjioze sportive Nike, por Sadiku është bërë pjesë e yjeve të futbollit, të cilëve i rezervohen kushte ekskluzive me brandet më të njohur.

Lojtari i kombëtares kuqezi, që është aktualisht i huazuar te Vaduz në kampionatin zviceran, vlerësoi produktin e ri që do të përdorë edhe gjatë Evropianit 2016, ku me të gjitha gjasat do të grumbullohet nga trajneri De Biazi.

Vlera aktuale e kartonit të Armando Sadikut në merkaton e futbollit europian është 750 mijë Euro. /Express