• |
ide | kryesore

Vuçiç fiton thellë zgjedhjet në Serbi, radikali Sheshel hyn në parlament

I pakategorizuar
Vucic.jpg


Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi (CeSID) ka dalë me një rezultat preliminar të zgjedhjeve parlamentare që sot u mbajtën në Serbi, pas mbylljes së vendvotimeve në orën 20:00, ku Partinë Progresive të Serbisë (SNS) e rendit të parën me 56.2 për qind të votave, Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) ,e 10.9 për qind, përcjell nga SRS-ja me 7.3 për qind, si dhe nga DS-ja me 5.7 për qind.

Përqindja tjetër e votave, sipas Qendrës u përket partive të tjera.

CeSID pret që pjesëmarrja e përgjithshme në këto zgjedhje të ketë qenë rreth 57 për qind, transmeton KosovaPress.

Sipas Qendrës, rezultatet nuk përfshijnë numërimet jashtë shtetit, e as votat nga Kosova.