• |
ide | kryesore

Kjo është vagina perfekte për një orgazëm të paharruar

Arkiva, Stil
2016-04-08-1460081038-2427514-iStock_000003610640_Medium-780x439.jpg


Nëse nuk përjetoni orgazëm, është e mundshme që nuk është fare fajtor penisi, por vagina juaj.

Një studim i bërë në Seksionin e anatomisë të Universitetit të Indianës,ka konstatuar që vendimtar është pozita e klitorisit në raport me traktin urinar.

Sa më afër të jetë klitorisi, kënaqësia do të jetë më e madhe, transmeton Telegrafi.

Vetë pozita e klitorisit përcaktohet që në kohën e shtatzënisë, mirëpo cilën pozitë në fund do ta marrë do ta përcaktojnë hormonet ndaj të cilave është i ekspozuar.

OrgazamNëse distanca është më pak se 2,5 centimetra, femra gjatë marrëdhënies së zakonshme seksuale me siguri do të përjetojë orgazëm.

Është i rëndësishëm ky numër 2,5. Nëse distanca është më e madhe, mund të supozohet që femra nuk do të përjetojë orgazëm – thotë shkencëtarja Leslie Hoffman.

Ajo thotë edhe që faktorët e tjerë, siç janë madhësia e penisit, shkathtësia e mashkullit apo joshja e partnerit mund të kenë ndikim të dukshëm, mirëpo anatomia është vendimtare.

Pozitën e klitorisit mund ta caktojë secila femër vetë apo me ndihmën e partnerit.