• |
ide | kryesore

Tare takim me De Biasin

I pakategorizuar
gdb_1461829482-6700023.jpg



Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, do të takohet me selektorin e Shqipërisë, Gianni De Biasin

Emri i Gianni de Biasit është lakuar shumë herë në mediat italiane pasi interesimit të klubeve dhe përfaqësueseve të ndryshme evropiane.

Sipas gazetës italiane, “La Republica” drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare dhe trajneri i Shqipërisë, De Biasi, do të drekojnë me njëri-tjetrin në njërën nga ditët në vijim.

Këtë lajm e kanë shpërndarë shumë nga portalet e lajmeve pranë skuadrës së Lazios, që aludojnë se njëra nga temat e bisedës mund të jetë edhe që De Biasi të marrë drejtimin e Lazios.