• |
ide | kryesore

“Stop arrogancës”, si e presin Ramën aktivistët para Hotel Tiranës (VIDEO)

I pakategorizuar
dsfdsfds.JPG


Aktivistë të shoqërisë civile si dhe gazetarët që nuk u lejuan të hynin në takimin ku Rama po fliste për projektin e stadiumit të ri, e kanë pritur kryeministrin jashtë.

Në shenjë proteste ata mbanin në duar një banderolë ku shkruhej “Stop arrogancës”.

Me këto thirrje iu drejtuan edhe kryeministrit teksa ky po dilte nga takimi dhe po futej në makinën e tij.

Andi Bushati, Fatos Lubonja, Ylli Rakipi, si dhe aktivistë të shoqërisë civile nuk u lejuan të hynin brenda sallës ku po zhvillohej e ashtuquajtura “dëgjesë publike” për projektin  e stadiumit të ri, projekt që ka ngjallur debate për shkak të kullës së tij.

Kjo kullë është kritikuar në media dhe nga opozita si një projekt klientelist i kryeministrit Rama.

/LAPSI.AL/