• |
ide | kryesore

“Gafa” e policisë/ Si i iku Klemend Balili?

I pakategorizuar
Balili 2_2.jpg


Sot në të gjitha mediat u botua lajmi se pas shkarkimit nga posti i kreut të Transporteve në Sarandë, Klemend Balili është zhdukur pa lënë gjurmë. Gazaeta Panorama ka cituar familjarët e ish-drejtorit të cilët thonë se nuk kanë mundur ta kontaktojnë që prej ditës së djeshme. Po dje në mëngjes « Eskobari i Ballkanit » mësohet se ka qenë në punë deri në momentin që i ka ardhur urdhëri i shkarkimit.

Po atëherë si iu zhduk ai policisë shqiptare. Burime të saj i dhanë Top Channel një version qesharak se ai ka mundur te largohej pasi ata e kishin thirrurr per nje interviste.

Për këtë « largim » shteti shqiptar mund të kishte pasur vetëm një alibi. Që ai mos kishte qenë në djeni të operacionit që zhvilloi DEA amerikane me policinë greke ndaj dhe të mos kishte të dhëna për trafikun e Balilit.

Por, vëtë policia shqiptare e vënë në kompleksin e shtypit që e akuzoi se ajo ishte lënë jashtë operacionit që mos e dekonspironte, deklaroi se ajo ishte pjesmarrëse në aksion. Pra ajo ishte dhe në djeni të emrave dhe kapove shqiptarë të trafikut.

Atëherre lind pyetja: si i shpëtoi asaj Balili? Edhe sikur për të, të mos kishte një urdhër arresti ndërkombëtar, ajo së paku mund ta kishte mbajtur në vëzhgim njeriun e dyshuar.

Me sa duket deklaratat e shtypit grek që ambasada shqiptare në Athinë nxitoi ti përgënjeshtronte, se Balili ka mbrojte në sferat e larta të politikës nuk janë edhe aq të pafaktuara.

Tani Klemend Balili është larguar në drejtim të paditur. Dhe kjo nuk është hera e parë.

Kështu i iku policisë shqiptare dhe Mark Frroku pasi kishte një trafikant droge në makinë. Kështu i iku edhe vëllai i tij Arben Frroku, pas gjyqit në shkallë të parë. Kështu ata bënin sikur nuk e dinin se ai qe arrestuar në Hollandë. Po kështu mbajtën të fshehura në sirtar dokumentat e interpolit.

Policia shqiptare po tregon se po degradon me një shpejtësi të llahtarshme. Dhe atë nuk e ndihmon më as shprehja me të cilën Edi Rama mburrej dikur: “Edhe tani ndodhin krime, por ndryshe nga koha e Saliut, kriminelët nuk ikin më në drejtim të paditur”. Për fat të keq po ndodh kështu. (Lapsi.al)