• |
ide | kryesore

Zhduket Klemend Balili? Familjarët: Nuk e dimë se ku ndodhet

I pakategorizuar
912803.jpg


Që prej ditës së djeshme, pas shkarkimit nga posti i kreut të Transporteve në Sarandë, Klemend Balili është zhdukur pa lënë gjurmë. Gazaeta Panorama ka kontaktuar me familjarët e ish-drejtorit të cilët thonë se nuk kanë mundur ta kontaktojnë që prej ditës së djeshme.

Dje në mëngjes, mësohet se Balili ka shkuar në punë ku ka paraqitur kërkesën për dorëheqje, kërkesë e cila nuk është pranuar dhe më pas ka ardhur shkresa për shkarkimin e tij nga detyra.

Familjarë të Balilit, kanë treguar se ditën e djeshme ai është nisur për në Tiranë, por që prej atij momenti, ata nuk kanë mundur të kontaktojnë me të, deri sot që ende nuk dihet se ku ndodhet.

Shtypi grek ka shkruar për Balilin duke e cilësuar si ‘Escobari i Ballkanit’, që drejton organizatën kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës në vendet e Europës Qëndrore dhe në shtete nordike.

Greqia ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për të, ndërsa në Shqipëri ka hetime ndaj tij, por nuk arrestohet. Për këtë arsye, Shqipëria i ka dërguar sot një letër-porosi Greqisë për urdhër-arrestin ndaj Klemend Balilin.