• |
ide | kryesore

Saranda kundër Tramp/ I ngrenë skulpturë Hillari Klintonit në bulevardin kryesor

I pakategorizuar
1ad54bebf63b4f6e810dbf9a3141c769.jpg



Dilema amerikane në Shqipëri është e zgjidhur. Në garën për president të Amerikës, sarandiotët i bashkohen Edi Ramës dhe vendosin t’i ngrenë një shtatore Hillari Klintonit. Me votë unanime, këshilli bashkiak i qytetit vendosi që skulptura e zonjës Klinton të vendoset në bulevardin kryesor përgjatë bregdetit, për “dimensionin si grua në politikë, si përfaqësuese e miqësisë Shqipëri – SHBA dhe për kontributin e saj për kombin shqiptar në momente të ndryshme historike”.

Sipas asaj që ka thënë, zëdhënësi Thoma Nika për AP, vendimi nuk ka lidhje me procesin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ku zonja Clinton është favorite për ta marrë nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Kryeministri shqiptar bëri disa deklarata të forta në CNN kundër Donald Trump, kandidatit të republikanëve për president. Pas këtyre qëndrimeve, me hir a me pahir do bashkohemi të gjithë shprehjes së Edi Ramës “Mos e dhashtë Zoti të fitojë Tramp!”