• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja e largimit të Ilir Dajës nga Tirana

I pakategorizuar
daja.jpg


Trajneri i Tiranës Ilir Daja njoftoi këtë të premte dorëheqjen e tij nga drejtimi i ekipit bardheblu. Megjithëse në rradhët e drejtuesve, lojtarëve dhe tifozëve ai gëzonte mbështetje tekniku ka vendosur të largohet.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat ai ka zbuluar se arsyeja e largimit është dështimi i objektivit për të zënë një vend në ndeshjet e “Europa Ligë”. Daja thotë se e morri skuadrën në një moment të vështirë, por objektivi i tij kishte qenë gjithmonë Europa.

Daja është shprehur se shkak për dështimet ka qenë edhe situata jo e mirë në klub si dhe mungesat e shumta të lojtarëve për shkak të dështimeve. Emri i rij është lakuar si drejtues i Flamurtarit sezonin e ardhshëm, por kjo mbetet ende në nivelin e thashethemeve.  /lapsi.al/