• |
ide | kryesore

Franca bën “skanerin” e Shqipërisë: Pika e fortë dhe dobësia e kuqezinjve

I pakategorizuar
Screenshot_5-44.png


Kur na ndajnë edhe 13 ditë nga starti i Kampionatit Europian, kualifikim i Kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e shumë medieve dhe kombeve të ndryshme të cilat analizojnë ekipin kuqezi.

Francezët së fundmi i kanë bërë ‘Skanerin’ Shqipërisë e cila do të luajë për herë të parë në kompeticionin më të rëndësishëm Europian.

Ekipi ballkanas është duke e shijuar ndryshimin e organizimit të Europianit, e cila kaloi për herë të parë në historinë e vet nga 16 në 24 finalistë pjesëmarrës. Kjo procedurë e re është një mundësi për të parë kombet e vogla të kualifikohen në fazën e grupeve, për të dalë me guxim në finalet e një Europiani dhe për të provuar shansin e tyre kundër më të rëndësishmëve të futbollit kontinental.

Top-lojtari: Lorik Cana (FC Nantes) Të gjithë francezët e njohin domosdoshmërisht. Lorik Cana luajti 4 ndeshje gjatë gjithë sezonit te PSG, para se të nisej drejt rivalit të drejtpërdrejtë të skuadrës kryeqytetase, Olympique Marseille, me të cilën do të luante 4 sezone. Në 32 vitet e tij, mesfushori është konvertuar në mbrojtës qendror. Ai e njeh më mirë se kushdo tjetër mjedisin francez, stadiumet e këtij vendi mikpritës të “Euro 2016”, ku mund të shkelë në mënyrë të përsëritur. Pasi kaloi 5 sezone jashtë vendit (1 me Sunderland, pastajk 4 te Lazio), Lorik cana gjeti një mënyrë për t’u kthyer dhe për të luajtur në Francë, te FC Nantes, me të cilën regjistroi 21 ndeshje. Ai do të jetë një element i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare. Me përvojën e tij, Loriku do të krijojë një qetësi dhe siguri, që janë mëse të nevojshme në kësi kompeticionesh.

Pika e fortë: Mbrojtja Në qoftë se Shqipëria ka një pikë të forte, kjo është mbrojtja. Ekipi i trajnuar nga Gianni Basi pësoi vetëm 5 gola në 8 ndeshjet e luajtura në fazën kualifikuese, duke e mbajtur portën në katër raste të pastër. Shqipëria luan me sistemin 4-3-3, ashtu si edhe PSG, me 3 lojtarë mesfushorë për qëllime mbrojtëse. Me linjat mbrojtëse të shtrënguara, Shqipëria, ashtu si Atletico Madridi i trajnerit Simeone, e pret kundërshtarin e tij, pastaj kundërsulmon në mënyrë shkatërruese. Një forcë që mund ta lejojë atë për të krijuar befasi e surpriza.

Pika e dobët: Mungesa e përvojës Pavarësisht nga një sukses mbresëlënës në fushatën eliminatore në grupe, ku spikat fitorja e madhe kundër Portugalisë, pa harruar triumfin edhe kundër Francës, më 13 qershor 2015 (1-0), Shqipëria nuk mund të mburret nga përvoja që ka në të tilla nivele të futbollit. Ekipi nuk ka marrë pjesë në asnjë kompeticion ndërkombëtar. Veçanërisht, në qoftë se shikoni skuadrën e “shqiponjave”, mund të kuptosh se asnjë lojtar në paralistën me 27 emra nuk ka përjetuar një eksperiencë në ndonjë klub të madh, përveç Canës. Ky faktor është shpesh një çelës për të hequr qafe kundërshtarët, kur talenti i lojtarëve mungon.

Rruga për në Francë: Shqipëria u rndit e dyta në Grupin I, në një grup me vetëm 5 ekipe, Shqipëria ka arritur “vjedhjen” e përsosur, duke përfunduar befasisht në vendin e dytë, pas Portugalisë. Ajo la mbrapa vetes ekipe të tilla si Danimarka apo Serbia. Bashkëlojtarët e Lorik Canës morën dy barazime kundër Danimarkës (1-1 / 0-0) dhe një fitore, në fillim të fushatës kualifikuese, në shtëpinë e Portugalisë (1-0). Produkti final i fushatës ishte i mirë; me 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.

Ndeshjet e Shqipërisë në “Euro 2016”:

11 qershor, ora 15:00 Shqipëria-Zvicra (Lens)
15 qershor, ora 21:00 Franca-Shqipëria (Marseille)
19 qershor, ora 21:00 Rumania-Shqipëria (Lion)

/marre nga telesport.al/