• |
ide | kryesore

Deschamps: Shqipëria na mori 5 pikë. Jo surprizë

I pakategorizuar
desch.jpg



Në një intervistë të publikuar në sajtin e FSHF’së, trajneri i Francës Didier Deschamps, ka folur për shumë gjëra rreth Kampionatin Evropian që do të nisë me 10 qershor.

Franca ndodhet në grupin A së bashku me Zvicrën, Rumaninë dhe Kombëtaren shqiptare. Në dy ndeshjet e fundit, Shqipëria ka marrë një barazim dhe një fitore ndaj Francës. Sipas trajnerit francez, kjo gjë nuk ishte e rastësishme dhe se duhet të kenë kujdes nga ata.

Ai ndër të tjera ka lavdëruar edhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, i cili qoi për herë të parë Shqipërinë në një eveniment madhor siç është Kampionati Evropian.

Intervista:

Vendi juaj ka fituar dy finale Europiani , në 1984 dhe 2000. Çfarë nënkupton një titull i tretë , sidomos kur luani në shtëpi?

Kjo do të tregojë se futbolli francez po punon në drejtimin e duhur , dhe që vazhdon të formojë dhe stërvisë lojtarë shumë të mirë … që do të sjellin suksese të bukura për klubet e mëdha Europiane. Shumë mendojë se kjo do të jetë e dëmshme për kampionatin francez , por besoj se ekipi kombëtar do të përfitojë nga ky progres i shpejtë.

Në raundin e parë , do të ndesheni kundër Zvicrës, Rumanisë dhe Shqipërisë. Kush është për ju kundërshtari më i fortë?

Grupi është shumë homogjen, dhe analistët e vendosin Francën si favoritë , duke qenë dhe vend organizator. Por ne kemi respekt të jashtëzakonshëm për kundërshtarët tanë. Nuk besoj se kemi avantazh , që ndeshjen e hapjes e luajmë kundër një ekipi të vështirë dhe kurajoz , siç është Rumania!

Çfarë pritshmëri keni nga Shqipëria?

Ne shpresojmë që të gjejmë një mënyrë për ti zgjidhur problemet që kishim , gjatë ndeshjeve kualifikuese , kundër ekipit të Shqipërisë ( barazim në Rennes , humbje në Tiranë). Këtu ka të bëjë dhe fati , nëse një ekip merr 5 nga 6 pikët e mundshme , në vetëm 2 ndeshje. Nuk mund të pretendojmë se ishte vetëm një surprizë.

Kë nga lojtarët njihni më mirë?

Ne e kemi studiuar mirë mënyrë e lojës e të gjithë ekipit të Shqipërisë , kështu që i dimë karakteristikat e tyre , forcën e tyre , dhe në raste kur ka , dobësinë e tyre.

Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi? Ai e kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në histori në Kampionatin Europian

Ai ka bërë një punë të shkëlqyer , dhe nuk e them për ti bërë qejfin. Në aspektin futbollistik, ai mori më të mirën e shkollës italiane dhe e aplikoi tek ekipi shqiptar. Ai i arriti keto rezultate me burime të pamjaftueshme. Burime qe nuk krahasohen me nivelin italian. Aftësia për tu përshtatur është një tregues i mirë për të nxjerrë në pah , një trajner të mirë !

Parashikimi juaj : Kush do të kurorëzohet Kampion Europe?

Unë nuk bëj asnjëherë parashikime… por të gjithë e dinë se mund të jenë 5 ose 6 skuadra që do të kenë shanset më të mëdha për ta gjetur veten në finale.