• |
ide | kryesore

Profil/ Taulant Xhaka është “Gatuso shqiptar” ndaj duhet ta keni frikë!

I pakategorizuar
487231688.jpg


Taulant Xhaka duhet pasur frikë nga kundërshtarët, për shkak të agresivitetit të tij dhe aftësisë për të fituar dyluftimet. Në “Euro 2016”, në ndeshjen e parë, gjithashtu, llogaritë mirë duhet t’i bëjë edhe “Schëeizer Nati”. Pseudonimin “Gattuso shqiptar”, Taulant Xhaka e ka marrë nga trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi. Italiani ka hequr linja paralele mes tyre, mes mesfushorit të FC Basel dhe ish-legjendës së Milanit, Gennaro Gattuso.

“Gattuso është një lojtar i madh. Nëse trajneri më krahason me të, ky është një nder i madh për mua”, – thotë Xhaka. “Dobësitë” kanë të bëjnë me zemrën e luftëtarit, me temperamentin gjaknxehtë deri në shpërthim. Xhaka e ka dëshmuar këtë gjë disa herë në fushë. Rreth vjeshtës së kaluar, ai u pezullua për sjellje të dhunshme ndaj ish-lojtarit të Yong Boys dhe shokut aktual të skuadrës, Renato Steffen. Apo shikoni ndeshjen skandaloze në fushatën kualifikuese të Europianit, Serbi-Shqipëri.

Xhaka dhe Gattuso u takuan në sezonin 2012-2013, në dy ndeshje të njëpasnjëshme, njëri pjesë e FC Basel dhe Gattuso duke mbyllur karrierën aktive si futbollist me FC Sion. Në ndeshjen e parë të dy kombëtareve, në “Euro 2016”, Taulant Xhaka do të përballet me Granitin, vëllain e tij më të vogël, me kushtin që të dy do të luajnë në mesfushat respektive. Pra, duelet janë të pashmangshme.

“Kjo ndeshje do të jetë një makth, por unë e kam thënë tashmë: në qoftë se futemi në dyluftim, situata do të jetë e ngrohtë”, – thotë njeriu mbrojtës i kuqezinjve. Gattuso, megjithatë, kurrë nuk ka luajtur kundër vëllait të vet. Ai nuk ka asnjë të tillë. /“srf.ch”, marrë nga telesport.al/