• |
ide | kryesore

“L’Equipe” në shtëpinë e Ballist Morinës

I pakategorizuar
screenshot-3-37-700x475_1465978395-8894052.png


Ismail Morina i njohur me nofkën “Ballisti” ka dhënë një intervistë për të përditshmen sportive “L’Equipe”, para ndeshjes Shqipëri – Francë. Ai thotë se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë pavarësisht asaj që ka premtuar.

“Ismail Morina është në arrest shtëpie dhe ka qenë e vështirë intervista me të pasi gjatë gjithë kohës incizohej nga kamerat. Ai nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë”, – shkruan “L’Equipe”.

Shumë media të mëdha ndërkombëtare kanë kthyer vëmendjen jo vetëm nga Kombëtarja shqiptare por edhe nga protagonistët që kanë lënë gjurmë në kualifikimin e kuqezinjve.

Sipas ‘L’Equipe’ Ballisti është lojtari i 12 i Shqipërisë i cili me dronin e tij ka ndikuar në kualifikimin historik të Shqipërisë. Më pas intervista vijon me biografinë por nuk lihen pa përmendur kërcënimet me jetë nga ana e shtetasve serbë.